Paloma është një ndër konkurrentet e ‘Big Brother VIP’ e cila herë pas here nxit debate dhe shkakton polemika në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Po ashtu, ajo nuk ngurron që të flasë dhe për jetën e saj personale.
Së fundmi, teksa ka treguar si është njohur me bashkëshortin e saj, ajo gjithashtu ka rrëfyer dhe vështirësitë që ka përjetuar për t’u bërë prind i një fëmije. Konkurrentja tregoi se për fat të keq ka abortuar dy shtatzëni të saj.
‘Herën e parë më tha doktori që do duhet të presim dhe pak, dhe pas disa ditësh më tha që jemi të detyruar ta humbim. Ndërsa herën e dytë më ‘rrëshqiti’, tregoi Paloma.
Kujtojmë se më herët gazetarja bëri mjaft bujë me rrëfimin për jetën e saj me bashkëshortin. Ajo tha në shtëpinë e “BBV” se bashkëshortit të saj i është dashur të luftojë një betejë shumë të vështirë, atë me alkoolin, që fatmirësisht, siç tregoi ajo, tani e kanë kaluar.
‘Vendosa ta ndaj me publikun pasi po kaloj periudhën me të bukur të jetës time. Një nga fitoret e mia më të mëdha ishte që ndryshova Andrein dhe i dhashë mundësinë vajzës time të rritej me një baba’, tha ajo e emocionuar.
/Priza.al/