“Pamë motrën tënde me atë çunin”/ Vrasja në Elbasan, nëna e 14-vjeçares akuzon Mikel Kovaçin: Ai konsumon drogë!

Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, nëna shprehet se disa herë ka bërë denoncim, por policia nuk ka marrë asnjë masë.

Po ashtu, ajo thotë se babait të Mikelit i ka kërkuar disa herë që ta mbajnë larg djalin nga vajza e saj, pasi do te kete probleme.

“Unë e dija lidhjen e tyre. Dhe goca më tha që ai e konsumon drogën. I kam thënë që hiq dorë. Goca ime paska ndenjur një natë te shtëpia e këtij. Shoqëria e ka pasur gjithmonë me gocën time. Por goca ime është minorene. Asaj i gënjehet truri shpejt”, shprehet nena e 14 vjecares.

Nga ngjarja e rëndë mbeti i vrarë Florenc Kovaçi, ndërsa u plagos Mikel Kovaçi. Dy vëllezërit u qëlluan me thikë nga vëllai i 14-vjeçares.

“Unë kam qenë në Shqipëri. Kam bërë kallëzim për këtë djalin. I kisha thënë dhe babait, djalit dhe policisë; ju lutem shumë s’ka pse t’i afrohet gocës time ai se ajo është minorene. Këtë vit në korrik e kam bërë denoncimin. Disa herë ka qenë nëna ime. Ai e përdor hashashin, dhe s’ka pse të thotë ai se vajza ime përdor hashashin se ajo është minorene. E dija lidhjen. I thash gocës; “si qëndron puna?”. Ajo më tha; ‘mami ai e konsumon hashashin’. I thash: “hiq dorë prej atij. Do ta kallëzojë”.

Goca qëndroi një natë te shtëpia e tij, se gjeta atje kur shkova me policinë. Por shoqëria e saj e ka parë me atë djalë. Goca është 14 vjeçe dhe askush nuk duhet t’i afrohet. Asaj i gënjehet truri shpejt. Lerë ça thotë ai se s’ka ça nxjerr më. I thash; ‘qëndro larg gocës time’. I thash babai të tij; ‘mbaje djalin tënd larg’. Shteti ka për detyrë që të mbronte atë fëmijë minoren. Ai gjeti një fëmijë aty pa nënë dhe pa baba dhe u mor. Ajo ka qenë në jetimore. Tani erdhi në Shqipëri. Ai prapë i shkruante vajzës. I thashë; qëndroi larg vajzës. Pasi ka një vëlla në shtëpi. Ato të lagjes i thoshin; “e Ardi pamë motrën në filan vend, me atë çun”.

Edhe pse kam bërë denoncim, policia nuk ka reaguar. Çunin e morën në pyetje dhe më pas e lanë. Se di se si ka ndodhur ngjarja. Djali im punonte në mëngjes dhe vinte në darkë në shtëpi. Se di ça ka ndodhur. Dy vëllezër përpiqen me një djalë. Se kam djalin të sëmurë mendor, as drogë, vetëm alkool, birrë. Se di si ka ndodhur ngjarja. Të gjithë e njohin se ça fëmije është djali im. Fajin e ka babai i djalit dhe shteti, që se mori përsipër këtë gjë. I thash babës së atij djali; mbaje larg djalin nga goca ime. Do më fusni çunin në burg. goca ka qëndruar nja 4-5 muaj në jetimore. Ata ishin afro një vit bashkë.”, tha ajo për gazetaren Evis Ahmeti. Ndërkohë, në përballje me të futur i mbijetuari, Mikeli.

“S’janë të gjitha të vërteta akuzat. Djali i saj konsumon drogën.”

/Burimi: News24/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *