“Pamfleti” denoncon: Ja resortet e Gentian dhe Gentiana Sulës që u ngritën në toka të vjedhura

Anti-krimi ekonomiko-financiar dhe SHISH, kanë raportuar se këto komplekse me pallate, vila e qendra tregtare, janë ndërtuar me miliarda droge e korrupsioni, prandaj nuk është rastësore, që kanë marrë objekte 410 deputetë, ministra, ish- ministra, drejtorë policie, prokurorë, gjyqtarë, krye bashkiakë, familjarë të tyre e trafikantë…

Qeveria e Edi Ramës e ka bërë “detin kos” me pasuritë dhe fondet e shtetit në vlerë totale afro 3 miliardë Euro, dhuruar kompanisë “Agi Kons Sh.p.k” të çiftit mafioz Gentjan e Gentiana Sula, njeri oligark klient e ortak i kryeministrit Edi Rama dhe ish-presidentit Ilir Meta, ndërsa tjetra shefe e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit.

Aq të fuqishëm financiarisht e me diktat mbi qeverinë janë bërë mafiozët Gentjan e Gentiana Sula, sa pas shkrimit denoncues të “Pamfleti”-t, me titull: “Evazion fiskal/ Gentjan e Gentiana Sula; 110 milionë Euro tenderë, PPP 20 milionë euro e shitje fiktive të firmës “Agi Kons”; kanë hequr nga faqet zyrtare të dhënat e lejeve për resortet dhe komplekset e pallateve që ka ndërtuar kompania “Agi Kons”.

Por ata, kanë aq shumë diktat edhe mbi drejtësinë e re, sa Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm SPAK, nuk guxojnë as ta  thërrasin ndërtuesin mafioz Gentjan Sula, megjithëse kanë 8 kallëzime e 50 denoncime nga pronarë tokash e trojesh, për grabitje me forcë e letra false të tokave të tyre, si dhe 5 raporte nga SHISH e Anti-krimi për ndërtimin e 32 pallateve e 80 vilave pa leje në Tiranë.

Të zhytur plotëisht në krim pasuror, financiar e ndërtimor, çifti Gentjan e Gentiana Sula, ka hequar nga faqja e kompanisë, promovimet e resorteve dhe reklamat e shitjeve të apartamenteve, vilave, hoteleve e restoranteve, me mendimin se mund të fshehin të vërtetën e vjedhjes së tokave, parqeve në zona të mbrojtura dhe plazheve nga Tirana, Durrësi, Kavaja e Lalzi deri në Sarandë.

Me Vendim Nr. 292, datë 19 maj 2021, Babloku i ka dhënë firmës “S&D INVEST” të Gentjan e Gentiana Sulës, 55 mijë m2 tokë buzë detit në Lalz, për ndërtimin e resortit me vila e pallate verore “Turquoise Marine”, të cilën ia ka shitur me 10.8 Euro/m2, në vlerë totale 595 mijë Euro.

Kjo vlerë është 24 herë më pak se çmimi shtetëror i tokës, ose 13 milionë Euro më pak për arkën e shtetit; madje Gentian Sula nuk ka paguar as vlerën 594 mijë Euro të blerjes së tokës buzë detit, ndërsa 3500 m2 plazh e ka marrë falas për 30 vite e nuk do paguajë as taksa në shtet.

Resorti i dytë i kompanisë “Agi Kons Shpk”, me 1 hotel qendror dhe 73 kabina e sipërfaqe 8200 m2, është “Stone Beach-Qeparo”; ku 7000 m2 tokën ia ka dhuruar kryeministri Edi Rama bashkë me plazhin përballë tij, ndërsa 1200 m2 ua ka grabitur pronarëve me letra false, madje e ka lejuar të futet dhe 25 metër në hapësirën ujore.

Resorti i tretë i çiftit mafioz Gentjan e Gentiana Sula, është “Marea Resort Qerret”, ndërtuar në 25 mijë m2 tokë shteti dhuruar nga Babloku, ndërsa 3 mijë m2 i ka zaptuar jashtë projektit me letra false si gjoja pronë e tyre, plus plazhin falas për 30 vite e pa asnjë taksë.

Resorti i katërt i çiftit mafioz Gentjan e Gentiana Sula është “Tarraca e Ullinjve-Dhërmi”, ndërtuar në tokë shteti, dhuruar nga Babloku, resort për të cilin, këshilli Kombëtar i Territorit me kryetar kryeministrin Edi Rama, nuk ka përcaktuar e nuk ka deklaruar sipërfaqen.

Resorti i pestë i çiftit mafioz Gentjan e Gentiana Sula, është “Bougainville Bay Resort&Spa” në Sarandë, ndërtuar mbi 12 mijë m2 tokë shteti dhuruar nga qeveria, dhe 3100 m2 tokë të grabitur me letra false nga pronarët e zonës, përveç plazhit falas për 30 vite, madje ka ndërtuar dhe pistë brenda sipëfaqes së detit, të pa parashikuar në lejen ndërtimore të KKT, por lejuar nga Babloku.

Por çifti mafioz Gentjan e Gentiana Sula, përveç 5 resorteve, kanë marrë 110 milionë Euro tenderë e 1 PPP arsimore 20 milionë Euro; kanë ndërtuar 3 komplekse te “Kodra e Diellit” me pallate, vila, qendra e njësi tregtare ne Tiranë, mbi 135 hektarë toka pronë shteti, dhuruar me vendime të Ilir Metës e Edi Ramës dhe të grabitura me letra false si gjoja ish-pronar, madje ka nisur dhe ndërtimin e kompleksit “Kodra e Diellit 4”.

Anti-krimi ekonomiko-financiar dhe SHISH, kanë raportuar se këto resorte e komplekse me pallate, vila e qendra tregtare, janë ndërtuar dhe me miliarda droge e korrupsioni dhe me heshtjen e policisë e drejtësisë.

Prandaj nuk është rastësore, që në këto resorte e komplekse kanë marrë objekte 410 deputetë, ministra, ish-ministra, drejtorë policie, prokurorë, gjyqtarë, krye bashkiakë, shefa të SHISH, familjarë të tyre e trafikantë

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *