Një ngjarje jo dhe aq e këndshme i ka ndodhur modeles Beniada Nishani në shtëpinë e Big Brother Vip teksa kërcente me balerinin Ilir Shaqiri.
Ata kanë qënë duke ekzekutuar provën e javës dhe së bashku duhet të interpretonin kërcimin “Dirty Dancing” nga filmi me të njëjtin titull. Megjithatë, kamerat kapën disa skena që e bënë kërcimin edhe më “dirty”.
Beniadën e ka tradhtuar fustani mëndafsh rozë dhe i është ekspozuar gjoksi edhe të brendshmet. Incidenti i ka ndodhur Beniadës teksa Iliri e kap dhe e ngre në ajër gjatë koreografisë.
Në atmosferën e ndërrimit të vitit, banorët e shtëpisë së “Big Brother Vip” dhuruan spektakël duke kënduar e vallëzuar. Në këtë shoë, që banorët dhanë për publikun duke zbuluar talentet e tyre, koreografi Ilir Shaqiri kishte si detyrë t’i mësonte Beniada Nishanit të kërcenin skenën nga filmi “Dirty Dancing”.
/Priza.al/