Gjithnjë e më shumë video të shpëtimit të njerëzve dhe skenave tronditëse po shfaqen nga Turqia, e cila po numëron plagët e saj, kryesisht në jetë njerëzish, pas goditjes së tërmetit të fuqishëm 7.8 Rihter.
Në njërën prej tyre, Adin Gunandin, një trajner i akademisë, nxjerr futbollistët e tij të rinj nga rrënojat në qytetin e Hatay. Të gjithë fëmijët, për fat të mirë, u nxorrën të gjallë me ndihmën e trajnerit të tyre, i cili u qëndroi pranë edhe pse sipas mediave turke, ai vetë humbi të afërmit nga tërmeti fatal.
https://twitter.com/fanatikcomtr/status/1622853782890590214?s=20&t=t6MK2dKeLDKMKT3Gov431Q