Pamje ‘ferri’! Publikohet momenti i shkëndijës së parë që ‘kalli’ një spital të tërë në Tetovë

Maqedonia e Veriut është akoma në zi pas zjarrit tragjik që shpërtheu në spitalin modular të Covid në Tetove dhe i mori jetën 14 personave dhe la të plagosur 12 të tjerë.

Sot janë publikuar pamjet e momentit kur ka shpërthyer zjarri në spital. Pamjet janë kapur nga një kamera sigurie në afërsi të spitalit dhe duket momenti i shkëndijës së parë dhe momenti kur një person nxiton që të largojë një tjetër i cili ndodhet në karrocë pasi është me aftësi të kufizuara.

Flakët që nisën rreth orës 21:00 të dy netëve më parë dhe zgjatën për gati 2 orë, duke e bërë të pamundur që pacientët të mund të dilnin jashtë pasi ishin në gjendje të rënduar me Covid dhe ishin të lidhur me oksigjen.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *