Mediave në Britaninë e Madhe nuk u shpëton gjë kur bëhet fjalë për mbretin Charles III. Së fundmi ai është fotografuar gjatë një vizite në një xhami në zonën e Brick Lane, në lindje të Londrës.
Ato që tërhoqën vëmendjen ishin corapët e 73-vjeçarit, të cilat ishin të grisura. Sovrani, i cili i hoqi këpucët sapo hyri në xhami siç e kërkon dhe besimi nuk mundi dot të fshihte vrimën që ishte bërë tek corapet e tij.
Ky episod, i treguar me shumë foto nga mediat në vend, nuk ndikoi në asnjë mënyrë në vizitën e mbretit (i cili do të kurorëzohet më 6 maj) dhe të bashkëshortes së tij, Camilla në komunitetin bangladesh që ndodhet në Londër.