Pamje rrëqethëse/ Mbeti poshtë rrënojave për 29 orë, foshnja dy muajshe nxirret i gjallë

Prej mëngjesit të djeshëm, Turqia vazhdon të përballet me pasoja katastrofike nga tërmeti shkatërrues. Teksa orët kalojnë, numri i personave që humbin jetën rritet, ndërsa ka prej atyre që “jeta i thërret” dhe një rast i tillë ka ndodhur me një foshnjë dy muajshe.

Foshnja u nxor e gjallë pas 29 orësh nga rrënojat e pallateve të shembura. Në pamjet e shpërndara me shpejtësi në rrjet shihet ekipi i shpëtimit i cili merr foshnjën dhe e fut në një ambulancë, ndërsa një prej tyre e fut foshnjën në xhupin e tij dhe më pas e mbulojnë me batanije.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *