Pamje të frikshme/ Aksident në Turqi, humb jetën një person dhe plagosen 6 të tjerë

Një aksident tragjik ka ndodhur në Turqi, duke lënë një të vdekur dhe 6 të lënduar. Një furgon humbi kontrollin, duke u përplasur përballë me një kamion që transportonte mollë.

Përplasja ishte aq e fortë sa të dy mjetet u bënë copë, ndërsa mbeti i vdekur edhe drejtuesi i kamionit. 6 pasagjerët e furgonit u dërguan menjëherë në spital.

Gjithçka u filmua nga kamera që kishte një tjetër kamion që ndodhej pas. Pamjet janë vërtetë të frikshme dhe një mësim i mirë për përdoruesit e rrugës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *