Pamje të pazakonta nga Italia/ Gruaja shet drogë me fëmijë në krah, në pranga 25 persona

ITALI/ Një megaoperacion antidrogë është zhvilluar nga karabinierët në Catania ku janë arrestuar 25 persona.
Përgjatë një periudhe kohe te caktuar, policia i ka mbikëqyrur të arrestuarit me kamera të fshehta.

Sipas mediave italiane, personi i arrestuar që ka bërë më shumë bujë ka qenë një grua e cila në momentin e arrestimit ishte me një fëmijë në krah. Kanë qenë pikërisht kamerat e fshehta të policisë që kanë kapur këtë frangment.

Sipas prokurorisë, personat e arrestuar kishin një tutor i cili i drejtonte dhe shpesh përdoreshin edhe fëmijët në këtë aktivtet kriminal.
Sipas pamjeve të administruara nga policia, të rinjtë që shisnin drogë detyroheshin të bënin gjëra nga më të ndryshmet kur tutorët i detyronin.


Një djalë ishte detyruar të zhytej në një kazan me plehra dhe të lidhte veten me plastmas.

/Burimi: Ansa.it/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *