Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin irlandez, Dublin, ku një biznesmen është dhunuar brutalisht nga një bandë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e paradites, teksa biznesmeni ishte duke lënë palestrën, ndërsa një grup të rinjsh që mbanin maska e rrethuan duke e goditur disa herë me thika.
40-vjeçari mbeti edhe me lëndime të rënda në fytyrë dhe trup dhe arriti të shpëtonte nga duart e dhunuesve vetëm pasi disa kalimtarë të rastit ndërhynë, e po ashtu lajmëruan policinë. Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë.
Nuk dihet shkaku i sulmit, ndërsa paraprakisht dyshohet se mund të ketë qenë thjesht një grabitje.