Në rrjetet sociale është publikuar një video ku tregon një rast të paprecedentë dhune ndaj një gruaje.
Sipas postimeve në disa profile në Tik-Tok, videoja është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës dhe aty shihet një grua brenda një makine teksa goditet herë pas herë me grushte dhe shpulla nga një burrë. Burri, i ulur në vendin e shoferit e kap edhe prej flokësh gruan duke ia përplasur kokën në sediljen e pasagjerit.
Pamjet janë publikuar me targën e mbuluar çka e bën të vështirë identifikimin e personit që po ushtron dhunë. Sakaq, ende nuk dihen motivet se përse ka ndodhur sherri.