Pamje të rënda/ I theu nofullën kundërshtarit gjatë një ndeshje mundje, autori dënohet me 21 muaj burg

Një mundës profesionist i cili ka dëmtuar rëndë kundërshtarin e tij, është dënuar me 21 muaj burg. Pamjet e shpërndara në mediat e huaja tregojnë pamjet e rënda ku një mundës profesionist godet kundërshtarin e tij në fytyrë. James Riley, 33 vjeç ka goditur rëndë Rob Wilson në kokë, gjatë një ndeshje mundjeje. Rob Wilson, 32 vjeç, tha se fytyra e tij ‘shpërtheu’ nga gjaku pas sulmit të keq të Riley jashtë skenarit.

Wilson, një agjent shitjesh, mbeti me thyerje në fytyrë; hundën dhe dëmtime të rënda në sy. Ai i tha një gjykate se ‘mund të ishte vrarë’ nga sulmi i egër, i cili u kap në kamera nga një mik i Wilson – i cili kishte dashur t’u tregonte fëmijëve të tij pamjet e ‘luftës’.

James Riley është burgosur për dy vjet, pasi u deklarua fajtor për shkaktim të dëmtimit të rëndë trupor. 33-vjeçari i cili rregullisht performon në kampe britanike për pushime, humbi durimin gjatë ndeshjes në një Scout Hut në Ferndown, Dorset, në shkurt 2020.

Ndërsa i dëmtuari u dërgua menjëherë në spital, pasi kishte pësuar thyerje të hundës, nofullës dhe dhëmbëve. Iu deshën tre orë operacion, duke tentuar që të bëhej më e mira për të. E ndërsa goja e tij ishte mbyllur me tel për gjashtë javë.

Familja e Z. Wilson lajmëroi policinë, ndërsa akuzoi James Riley për shkaktim të dëmshëm të rëndë trupor, në mënyrë të paligjshme dhe me qëllim të keq. Riley, i cili zotëron kompaninë e tij të mundjes të quajtur Fightstar Ltd, u deklarua fajtor dhe u burgos për 21 muaj. Wilson kishte qenë student i Riley, dhe shpresonte të bëhej një mundës. Pjesë e kursit ishte që studentët të merrnin pjesë në ngjarje të drejtpërdrejta, ose përplasje, para një publiku ku ishte çdo gjë LIVE.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *