Pamje të rënda nga Kabuli/ Talebanët dhunojnë gratë me shkopinj

Pamjet që vinë nga Kabuli janë dëshpëruese. Sipas gazetës gjermane BILD, talebanët shpërndanë me dhunë një protestë sot në Kabul. Në protestë kishin dalë gra dhe burra së bashku.

Por talebanët përdorën forcën brutale. Fillimisht qëlluan me armë në ajër. Më pas nisën të godasin gratë me shkopinj. Reporteri i BILD thotë se skenat ishin të rënda.

“Talebanët treguan sot fytyrën e tyre të shëmtuar,” tha ai.

Në video shihet se si talebanët i godasin gratë në fytyrë dhe në kokë.

/Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *