Pamje të rënda/ Një burrë sulmon 20-vjeçaren shtatzënë në rrugë, s’do ta besoni arsyen (FOTO-VIDEO)

Një sulm i rëndë ka ndodhur në Stamford Hill (Angli) të enjten e shkuar, ndërsa raportohet se një burr ka goditur rëndë një 20-vjeçare e cila ishte 27-javëshe shtatzënë. Pamjet që bëjnë xhiron e rrjetit, tregojnë se si një burrë, godet vazhdimisht në bark një grua shtatzënë.

Pamjet e marra në Stamford Hill tregojnë një burrë që ndjek një grua shtatzënë 27 javëshe, në një rrugicë. 20-vjeçarja i afrohet kamerës, ndërsa agresori i vendos sipër kokës së saj një kapuç, para se ta godiste pa mëshirë në bark.

Policia thotë se hetimet janë duke vijuar, për të vërtetuar nëse ‘sulmi ishte racist’ prej origjinës. Shomrim, një grup rojesh i përbërë kryesisht nga anëtarë të komunitetit hebre, ndanë pamjet e sulmit të tmerrshëm. “Gruaja shtatzënë dhe foshnja e saj ka mbijetuar, pas sulmit të tmerrshëm nga një mashkull, i cili i vendosi një kapuç mbi kokën e saj dhe e goditi atë në bark disa herë”.

“Vullnetarët e #Shomrim kanë rritur patrullimet, pas një rritje të fundit të sulmeve ndaj femrave të vetmuara”. Po kështu apelohet për të indentifikuar agresorin e rrezikshëm, i cili është ende i lirë.

Një zëdhënës i policisë tha se: ‘Detektivët po hetojnë, pasi një grua u sulmua në një rrugë të Hackney. Policia u thirr menjëherë pas orës 19:00 të enjten, 18 Mars në lidhje me një sulm që kishte ndodhur afërsisht 30 minuta më parë në Manor Road në Stamford Hill. Viktima, një grua 20-vjeçare, informoi oficerët se i ishte afruar nga pas i dyshuari, i cili i vuri kapuç mbi kokë para se ta sulmonte atë.

Gruaja u dërgua në spital për trajtim, ndërsa kishte pësuar dëmtime të lehta. Zyrtarët po kryejnë një sërë hetimesh, dhe po shqyrtojnë kamerat CCTV në zonën lokale. Nuk ka pasur arrestime dhe hetimet vazhdojnë”.

Burimi i lajmit: dailymail/ Përshtati: Priza.al

https://www.dailymail.co.uk/news/article-9387885/Vicious-prowler-attacked-PREGNANT-Jewish-woman-Stamford-Hill-alley.html?ico=embedded

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *