Policia e Columbus ka publikuar pamjet e kamerave të trupit të cilat tregojnë se oficeri qëllon me armë 15-vjeçaren Makhia Bryanrt duke e lënë atë të vdekur. Në video duket adoleshentja që del nga shtëpia e saj me thikë dhe përpiqet të sulmojë një grua. Në këtë moment oficeri i policisë ka hapur zjarr duke e shtrirë përtokë të vdekur vajzën. Vajza u dërgua në spitalin Mount Carmel East në gjendje kritike, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
“Ajo ishte një fëmijë i mirë. Ishte vetëm 15 vjeç dhe nuk e meritonte të vdiste si një qen në rrugë”, tha halla e adoleshentes për gazetarët.
Policia e Columbus ka kërkuar nga Byroja e Hetimit Penal të Ohajos që të shkojë në vendin e ngjarjes dhe të hetojë ngjarjen. Protestuesit u mblodhën në vendin e krimit dhe bën thirrje për drejtësi. Një hetim është duke u zhvilluar, ndërkohë që zyrtarët që iu bëjnë thirrje banorëve vendas të qëndrojnë të qetë. Ngjarja ndodhi pikërisht në ditën ku po zhvillohej seanca gjyqësore për vdekjen e Geroge Floyd, i cili u vra nga ish-oficeri Derek Chauvin.