Talebanët nuk kanë humbur kohë dhe kanë nisur përndjekjen e të gjithë kundërshtarëve të tyre. Në pamje të publikuara nga mediat shikohen sesi ata vrasin 22 komando afganë, të cilët ndodhen të shtrirë njëri pas tjetrit.
Një veteran amerikan është shprehur se 44,000 afganë që kanë ndihmuar Washingtonin gjatë konfliktit 20-vjeçar ndodhen jashtë Kabulit dhe presin evakuuim të menjëhershëm.
“Kjo është një katastrofë me përmasa epike,” është shprehur një veteran amerikan ndërsa paralajmëron se afganët që ndihmuan ushtrinë amerikane tani pritet të ndiqen dhe vriten sistematikisht nga talebanët.
Në Kandahar po bëhen ekzekutime publike, ndërsa grave u kanë thënë të mos largohen nga shtëpitë e tyre në Herat.
Talebanët po shkojnë derë më derë në Mazar-i-Sharif duke kërkuar për këdo që ka punuar për ushtrinë amerikane.
/Priza.al/