Pamje të rënda!/ U plagos nga bashkëmoshatari i tij, flet mjeku që mjekoi 15-vjeçarin nga Cërriku: Ka plagë të mëdha në qafë…

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në Cërrik, ku një 15-vjeçar goditi me thikë bashkëmoshatarin e tij.

Mësohet se i plagosur ka marrë dëmtime në qafë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Burime për median bëjnë me dije se thika i ka lënë dëmtime të mëdha, pasi ka marrë plagë në arterien vertebrale. Për shkak të plagëve, i mituri u soll me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe mjeku, Arben Zenelaj i cili u kujdes për të mitur, i cili pohon se mbrëmja e djeshme për të ka qenë tepër e vështirë. Sakaq shton se rreziku ishte i madh, deri aty sa fëmija mund të humbiste dhe jetën.

“Nuk ka sodisfaksion më të madh për një mjek kur rrëmben nga pamëshishëria e vdekjes për ta risjellë në jetë një pacient, aq më tepër një 15-vjeçar, nga një dëmtim shumë i vështirë në qafë me thikë i arteries vertebrale që na ngërtheu në ankthin e: Si do ja dalim?

Natë e vështirë kjo e mbrëmshmja, të cilën nuk do donim ta kalonim kurrë, kur në çdo moment mendonim se mund të na ikte nga duart një fëmijë. Kujdes! Jeta njëherë vjen dhe për largimin prej saj natyra ka ligjet e saj. Edukimi i brezit të ri me rregullat e një shoqërie normale-emergjence kombëtare”, shprehet ai.

 

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në Polici për veprime të mëtejshme shtetasin N.P., rreth 15 vjeç.

Ky shtetas mbrëmjen e sotme plagosi shtetasin P.M., rreth 15 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, Cërrik, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *