“Pamje tronditëse”, Stoltenberg për shpërthimin në Stamboll: NATO në solidaritet me aleatin tonë

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg, ka reaguar pas shpërthimit të ndodhur në Turqi, ku mbetën të vdekur gjashtë persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Stoltenberg shprehu ngushëllimet e tij për viktimat dhe personat e plagosur nga sulmi në Stamboll, ndërsa shtoi se NATO qëndron solidar me aleatin e saj Turqinë në këtë moment të vështirë.

“Pamje tronditëse nga Stambolli. Mendimet e mia dhe ngushëllimet më të thella shkojnë për të gjithë ata që janë prekur dhe për popullin turk. NATO qëndron në solidaritet me aleatin tonë Turqinë”, shkruan Stoltenberg.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *