PAMJET/ Haiti goditet nga një tërmet shkatërrues, shkakton mbi 300 viktima dhe 1,800 të plagosur

Një tërmet me magnitudë 7.2 ballë ka goditur Haitin duke shkaktuar mbi 300 viktima.

Ende nuk është mësuar numri i saktë i viktimave, pasi kërkimet për nxjerrjen e trupave vazhdojnë. Qytete e fshatra të tëra janë shkatërruar, ndërsa numri i të plagosurve arrin në 1,800.

Kjo nuk është tragjedia e parë natyrore për Haitin, pasi në janar të 2010 një tërmet 7.0 ballë shkatërroi vendin dhe la 300,000 viktima.

Mediat e huaja kanë publikuar pamjet, teksa në një prej tyre dy fëmijë nxirren nga rrënojat dhe përqafohen me babanë e tyre.

Tëmeti goditi rreth 150 km në perëndim të kryeqytetitPort-au-Prince, në afërsi të komunës Saint-Louis-du-Sud me një thellësi prej 10 kilometrash.

SHBA përmes presidentit Biden ka premtuar ndihma të menjëhershme, por situata nuk është e favorizuar edhe nga kushtet atmosferike. Në zonën e tërmetit parashikohet afrimi i stuhisë Grace, me erëra 60km/h dhe pritet të vështirësojë çdo ndihmë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *