PAMJET/ Momenti i arrestimit të Ilir Metës

Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë është arrestuar ditën e sotme me urdhër të SPAK.

Arrestimi i Metës ka ndodhur pranë një qendre tregtare te Kthesa e Kamzës, teksa Meta po shkonte në selinë e PL për një konferencë për mediat.

Akuzat që rëndojnë ndaj tij lidhen me pasurinë, mosdeklarim dhe fshehje të saj.

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se masa e sigurisë ndaj Metës është “arrest me burg”, ndërsa për Monika Kryemadhin, “detyrim paraqitje”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *