Pamjet nga aksidenti i rëndë në Dimal; momenti kur makina shpërthen në flakë (Video)

Video e mëposhtme tregon momentin e aksidentit tragjik që i mori jetën të riut Kliton Merkaj. 28-vjeçari po udhëtonte me shpejtësi të lartë kur u përplas me shtyllën në anë të rrugës. Ngjarja tragjike është filmuar nga kamerat e sigurisë së një karburanti që ndodhej pranë rrethrrotullimit të Poshnjës, aty ku ndahen rrugët drejt Dimalit, Kuçovës dhe Beratit.

Në pamjet e siguruara nga BalkanWeb shihet se si automjeti i afrohet rrethrrotullimit me shpejtësi skëterrë, ndërsa pasi humb kontrollin përplaset me një shtyllë ndriçimi dhe më pas përfundon në kanal, aty ku dhe shpërthen në flakë. Fatkeqësisht i riu gjeti vdekjen brenda në automjet.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *