Pamjet të hapjes së tunelit të Skërficës/ Rama: Shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje gjatë hapjes së tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë. Kjo rrugë me 16 km e gjatë në jug të vendit është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore, me impakt pozitiv në ekonominë dhe turizmin e vendit.

Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore siç thekon kryeministri, shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm zhvillimit multidimensional të zonës dhe vendit.

“Pamjet e momentit të hapjes së tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë. Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë”, shkruan Rama.

Ky tunel është me gjatësi 1,3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670m, duke përmbushur të gjitha kushtet e sigurisë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *