Gjatë seancës së sotme plenare deputetja e PD-së, Oriola Pampuri tha se Paketa e Rezistencës Sociale e propozuar nga kryeministri është një detyrë e qeverisë dhe jo një ndihmë që po i jep ai qytetarëve në këtë rast krize. Sipas saj, qeveria nuk ka bërë asgjë për të përballuar këtë krizë por përkundrazi i ka shërbyer klientëve të vet që nuk e kanë njohur asnjëherë krizën dhe as që u intereson për qytetarët. Ajo i kërkoi qeverisë që të marrë masa konkrete dhe jo të bëjë vetëm spekulime.
“Të shesësh si sukses paketën e ndihmës për shtresat në nevojë, është e tmerrshme. Paketa të rezistencës sociale te vërteta, jo spekulative. Qeveria thotë përballojeni këtë krizë vetë, siç keni përballuar të tjerat”, përmbylli fjalën e saj deputetja./Priza.al