Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me panairin e Verërave që u mbaj në Serbi.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Haradinaj shkruan se promovimi i këtij panairi në rajon godet direkt biznesin e verarisë në Kosovë.
Sakaq shton se ‘Kosova ka qenë dhe është shumë hapa para Serbisë në prodhim të verërave’.
Postimi i plotë:
Kosova ka qenë dhe është shumë hapa para Serbisë në prodhim të verërave.
Mbajtja e Panairit të Verërave në Beograd dhe promovimi i tij në rajon, godet direkt biznesin e verarisë në Kosovë.
Përderisa i bëhet kaq promovim panairit në Beograd, panairi në Kosovë dënohet me mungesë rryme, duke pamundësuar funksionimin normal.
Rahoveci është kryeqyteti i verërave në rajon, e që nesër si dhe çdo vit është nikoqir i “Hardh Fest”.
Përkrahja e vreshtarëve tonë promovon punën e tyre dhe Kosovën në gjithë botën.