Panairi Ndërkombëtar i Turizmit dhe Mjedisit/ Ja si të krijojmë një ofertë të përbashkët turistike për të gjithë vendet e Ballkanit

Dita e tretë e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit dhe Mjedisit , i cili ofroi mundësinë e duhur për bizneset pjesëmarrëse për bashkëpunim, u përmbyll me përmbledhjen e problematikave të sektorit dhe adresimin e tyre nga autoritetet e pranishme sot.

Vendi ynë, vitet e fundit e kanë kthyer vëmendjen nga sektori i turizmit, si një nga sektorët më të fuqishëm ekonomik, duke qenë se edhe kushtet natyrore e favorizojnë shumë. Shqipëria ofron detin, malin, fushën, luginën, lumenj, laguna, pyje etj. të cilat mund të vizitohen brenda një kohe të shkurtër dhe duke ia bërë më të lehtë turistit për t’i shijuar të gjitha së bashku. Sigurisht që pa harruar këtu edhe kështjellat, kalatë, parqet arkeologjike etj. Krahas kësaj panorame, qëndrojnë edhe vështirësitë e shumta të sektorit, duke nisur nga kriza e COVID, ndikimi i Luftës Rusi Ukrainë apo edhe problematikat e brendshme, si mungesa e burimeve njerëzore.

Drejtoresha ekzekutive e Expocity Albania, znj. Aulona Hoxha, tha para të pranishmëve se, ky Panair pati efektet e tij në lidhjen e kontratave mes bizneseve, si dhe në ofrimin e vendeve pune për të rinjtë në këtë sektor.

Qeveria shqiptare e ka identifikuar turizmin si një sektor kryesor ekonomik, duke shfaqur potencialin e tij për të nxitur zhvillimin e të gjithë vendit. E vendosur në rajonin e Mesdheut, Shqipëria mund të përfaqësojë fare mirë “sekretin” e fundit turistik të Evropës. Por, çfarë mund të bëhet më shumë në nxitjen e sektorit dhe adresimin e problematikave? Edhe në ditën e fundit të organizimit, në mungesë të krerëve të institucioneve përkatëse, pati vetëm pjesëmarrjen e zv.ministres së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, e cila përgëzoi iniciativën e ndërtimit të kësaj platforme lidhjeje me zhvillimin e turizmit dhe mbrojtjen e mjedisit, njëkohësisht. Znj. Almira Xhembulla tha qeveria ka prioritet sektorin e turizmit, si më i ndikuari nga Covid, por që vjen sëbashku paralelisht edhe me sektorin që ka peshën më të madhe në PBB, bujqësia. Znj. Xhembulla pohoi se problematikat e adresuara nga sektori do të dëgjohen e rishikohen nga autoritetet.

Gjithashtu, gjatë kësaj dite të fundit, u zhvillua Forumi me tematikë “Turizmi në Ballkan, bashkë jemi më të fortë”.

Në këtë forum pati pjesëmarrje nga Shoqata, ekspertë, gazetarë dhe institucione shtetërore nga i gjithë Ballkani.

Baki Hoti, kreu i Unionit Turistik Kosovë, tha se Shqipëria duhet të jetë në një ofertë të përbashkët turistike me Kosovën si dhe duhet punuar më tepër në nivel institucional, në nxitjen e partneriteve dhe shkëmbimin e trajnimin e stafeve apo studentëve. Ai sakaq shtoi se, duke marrë në konsideratë zhvillimin e teknologjisë , duhet të ndërtojmë platforma shitjeje të paketave turistike për të gjithë vendet e ballkanit njëkohësisht, duke targetuar kështu, kryesisht tregjet e largëta si Azia, të cilët vizitojnë Ballkanin për mesatarisht 10 ditë. Gjithashtu, të pranishëm në forum përfaqësues të Komunës së Strugës lobuan për plane më konkrete në bashkëpunimet e bizneseve të sektorit në Ballkan.

Kreu i Organizatës Turistike të Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, shprehu shqetësimet e përccuara nga kriza e COvid dhe bëri thirrje për bashkëounime me Shqipërinë, më shumë se sa aktualisht kanë me Kroacinë si produkt turistik.

Përfaqësues nga Akademia Serbe e Studimeve në fushën e Turizmit gjithashtu u bë thirrje për bashkëpunime në fushën e trajnimeve të stafeve apo të të rinjve që studiojnë në këtë fushë.

Sabrina Talarico, kreu I Grupit Italian të Shtypit Turistik pohoi se, marketimi dhe ofrimi i paketave të përbashkëta turistike të Ballkanit janë më tërheqëse për turistët europianë.

Zak Topuzi, kreu I SHoqatës së Hotelerisë së Shqipërisë, tha se Ballkani ka ende mundësinë që të ofrojë një produkt autokton, sa I përket mikpritjes, ushqimit, gjuhës, burimeve njerëzore, element të cilin se gjen më në asnjë nga qytetet e mëdha turistike që në shërbim kanë stafe të huaja./monitor

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *