Bëhet me dije se duke filluar nga 2 janari i 2022 do të lejohet kalimi me certifikatë vaksinimi të plotë me numrin e duhur të dozave, dhe nga doza e dytë të mos ketë kaluar më shumë se 6 muaj.
E domosdoshme është edhe vërtetimi se personi ka kaluar covidin (që ka kaluar jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv PCR ose i shpejtë antigen).
NJOFTIMI:
‼️Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton masat e reja për hyrjet në Malin e Zi ??
?️Duke filluar nga data 02 janar 2022, lejohet të kalohet kufiri:
- Me certifikatë vaksinimi të plotë me numrin e duhur të dozave, dhe nga doza e dytë të mos ketë kaluar më shumë se 6 muaj.
- Me vërtetimin se personi ka kaluar kovidin (që ka kaluar jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv PCR ose i shpejtë antigen).
❗Në të dyja rastet personi duhet të ketë patjetër ose testin negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, ose testin e shpejtë Antigen jo më të vjetër se 48 orë.
➡️Kjo do të thotë që nuk është më e mundur hyrja në Mal të Zi vetëm me test negativ.
/Priza.al/