Pandemia ndryshoi çdo gjë! Zbuloni kush është kryeqyteti më i shtrenjtë në botë

Magazina britanike ‘’The Economist’’ ka zbuluar se kryeqyteti i Izraelit, Tel Aviv është qyteti më i shtrenjtë në botë.

Në vend të dytë renditet Parisi dhe Singapori. Më pas vijojnë Zyrihu, Hong Kongu dhe Nju-Jorku. I fundit renditet kryeqyteti sirian, Damask.

Sipas ‘’The Economist’’, problemet me furnizimin, masat anticovid, prodhimi i kufizuar dhe tregtia kanë kontribuar për rritjen e harxhimeve për jetesë në shumë qytete në botë.

Për shkak të rritjes së çmimeve të derivateve, është shtrenjtuar edhe transporti. Rritje kanë regjistruar edhe prodhimet e duhanit, mjetet për higjienë personale dhe prodhimet dhe shërbimet zbavitëse.

Studimi është bërë në bazë të krahasimit të gjendjeve në 173 vende dhe në bazë të çmimeve të më shumë se 200 prodhimeve dhe shërbimeve të ndryshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *