Ai njihet si “djali plan prishës” ose si një njeri që ka kokën e të ëmës, madje tepër i fortë dhe shpërthyes në vendimet dhe deklaratat e tij. Por duket se me deklaratën e fundit, e cila është edhe jashtë linjës së familjes mbretërore, Princi Harry do të turbullojë gjithë botën.
Pikërisht në një kohë kur qeveritë e botës po shtrëngojnë fuqimisht masat duke detyruar popullatën globale të shkojë drejt vaksinimit të detyruar dhe masave të tjera represive që ngjajnë me kohën e “Holokaustit”, vjen një deklaratë që mbase nuk duhet të ishte bërë për të mirën e autorit.
Por Princi Harry nuk e mban dot gojën dhe ka plasur atë që është konsideruar si një deklaratë “Bombë” duke krahasuar pandeminë e Covid-19 me HIV-Aidsin, që u konsiderua edhe si “murtaja e shekullit të XX-të”.
Por Princi britanik Harry, e ka krahasuar sot pandeminë e Covid-19 me krizën e virusit HIV, duke thënë në një video në YouTube se, “makutëria e korporatave dhe dështimet e politikës i kanë zgjatur të dyja pandemitë”.
Duka i Sussex u tha shikuesve se, vërente paralelizma shqetësuese mes Covid-19 dhe virusit të gati 40 viteve më parë HIV.
Në videon e 37-vjeçarit, shfaqej gjithashtu nëna e tij e ndjerë Princesha Diana, e cila njihej për punën sensibilizuese ndaj virusit HIV-Aids.
Në pamjet shiheshin Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle, në mbrëmjen “Global Citizen Live” në shtator në New York, ku bëhej thirrje për politika barazie për injeksionet.
Ne video e sotme për Ditën Botërore Kundër Aids, Harry shtonte:
“Kjo është një çështje e makutërisë së korporatave farmaceutike dhe e dështimeve të politikës, çka ka zgjatur të dyja pandemitë.
Në fillim të viteve 2000 një valë kritikash ndihmoi në thyerjen e monopolit të mjekimeve, kur miliona njerëzve iu dhanë mjekime të përgjithshme me çmime të reduktuara”,- kujtoi Harry.
Ai vazhdonte: “Duke i dhënë fund monopolit të vaksinave dhe shpërndarjes së teknologjisë, edhe bota e tretë do të ketë mundësi të imunizohet”.
Video mbyllej me Harry e zonjën Byanyima, ish-drejtuese e OXFAM, që thonin: “Thyeni monopolet, shpërndani njohurinë, prodhoni një ‘vaksinë të popullit’”.
Harry i shkruante një letër dhe kreut të përgjithshëm të OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke i thënë se “sa mirënjohëse” do të kishte qenë Diana për arritjet e tyre por shtoi se, ka pasur një dështim “spektakolar” për politikat e vaksinës.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/