‘Pandora Papers’/ Del në dritë skandali i Fibank në Bullgari, qindra milionë euro kredi kompanive ‘offshore’

Dokumente të dala nga ‘Pandora Papers’ zbulojnë skandalin se pronarët e shumicës së aksionerëve të Bankës e Parë të Investimeve të Bullgarisë (First Investement Bank) Tseko Minev dhe Ivaylo Mutafchiev janë përfituesit përfundimtarë të kompanive ‘offshore’, të cilët kanë marrë mbi 1 miliardë leva bullgarë hua nga Banka (Rreth 511 milionë euro).

Në përpjekje për ta bërë bankën sa më pak të ekspozuar në këtë skandal, drejtuesit e saj i detyrojnë sipërmarrësit që t’i tërheqin fondet që më pas bëhen të parikuperueshme nga ana e bankës. Pastaj, çështja i kalon Zyrës së Specializuar të Prokurorit të vendit dhe prona e sipërmarrësve blihet për një shumë mjaft të vogël nga Aleksandër Angelov, avokati i ish deputetit të famshëm dhe magnatit të medias, Delian Peevski dhe bashkëpunëtori i afërt i Angelovit, Georgi Samuilov.

“Mollë e keqe”

Shteti bullgar i ka ardhur në ndihmë tri herë bankës FIB, duke injektuar para nga shteti dhe duke i rritur kapitalin nga ana e Bankës Bullgare të Zhvillimit (Bulgarian Development Bank BDB) gjatë qeverisjes së Koalicionit Tri Partiak (2005-2009) pas falimentimit të Corporate Commercial Bank (CCB) dhe kohët e fundit u ndihmua serish, pasi ajo nuk e kaloi dot testin e stresit, të kryer nga Banka Qendrore Evropiane.

Një raport i Bankës Kombëtare Bullgare i vitit 2012 liston arsyet e kësaj paqëndrueshmërie: përgjatë viteve, Banka u ka dhënë hua të mëdha një numri të vogël subjektesh. Huat e dhëna te kompanitë “offshore”, të cilat kanë lidhje me aksionarët e saj më të mëdhenj përbëjnë edhe pjesën më të madhe të huave problematike të FIB-it, por këtu përfshihen edhe hua të dhëna ndaj kompanive që lidhen me oligarkët e njohur si Hristo Kovachki, i lidhur ngushtë me Ivaylo Mutafchiev dhe Grisha Ganchev.

Inspektorë të Bankës Kombëtare Bullgare zbuluan se një përqindje e madhe e këtyre huave ishin hua të këqija.

Kjo praktikë e përdorimit të fondeve të klientëve për t’i dhënë hua bizneseve të vetë bankierëve është përmendur po ashtu nga ish ambasadori amerikan në Bulgari, Xhon Beirle gjatë një mesazhi të klasifikuar diplomatik në vitin 2005 dhe i cili është bërë publik nga Wikileaks. Mesazhi thotë se disa nga bankat bullgare, përfshi këtu edhe FBI, janë të përfshira në pastrim parash.

“Problemet kryesore në sistemin bankar bullgar përfshijnë pastrimin e parave nga kriminelët bullgarë dhe të huaj dhe huadhënie. Një shqetësim i mëparshëm, pronësia jo-transparente, është adresuar kryesisht përmes legjislacionit që kufizon kompanitë e shumta në ‘offshore’ të regjistruara si aksionarë të bankave dhe konsolidimin e strukturës së pronësisë së bankave.

Kreditë për palët e lidhura vazhdon të jetë një problem në mesin e disa bankave, pasi pronarët e tyre u japin para kompanive të lidhura – më pak konkurruese -, duke mos e pasur si detyrim kthimin e kredisë. Kjo i lë investitorët e ligjshëm dhe mbajtësit e llogarive që mbajnë çantën kur kreditë e këqija nuk mblidhen”, thuhet në këtë kabllogram.

Sipas kabllogramit, “Banka Qendrore dhe autoritetet qeveritare janë në dijeni të veprimeve të këtyre bankave dhe kanë deklaruar se po merren masa ndaj tyre”, por vështirësitë janë të shumta për shkak të ndërhyrjeve politike. Beirle i përshkruan këto banka si “mollë të krimbura”.

“FIB tani konsiderohet se ka një këmbë në botën legjitime të shitjes me pakicë (njihet si një nga bankat më agresive) si dhe një në fushën më të errët kriminale”, shkruan ai.

Kush është në të vërtetë Georgios Georgiou

In 2014, media bullgare Bivol publikoi një hetim mbi portofolin e kredive të Bankës së Parë të Investimeve të Bullgarisë (First Investement Bank), dhe zbuloi se një qytetari qipriot i quajtur Georgios Georgiou i ishin dhënë kredi nga Banka FIBank  në vlerë mbi 1.2 miliardë BGN ose 600 milionë euro.

Georgius ishte pronari i Yulen AD, Vitosha Ski, kompania e taksive OK Supertrans, kompanitë prapa fabrikës së çelikut Kremikovtzi, kompania Bulmarket, treni i së cilës shkaktoi një shpërthim me vdekje në fshatin verilindor të Hitrinos, dhe një numër biznesesh të tjera. Shtetasi misterioz qipriot doli të ishte investitori më i madh i huaj në Bullgari.

Disa nga kompanitë “offshore” të Tseko Minev dhe Ivalyo Mutafchiev dhe kreditë e grumbulluara në to nga FIB

Tani, ‘Pandora Papers’ tregojnë pa asnjë diskutim se kush qëndron prapa Georgios Georgiou.

Informacioni gjendet në korrespondencën midis regjistruesit të kompanive ‘offshore’ Trident Trust dhe zyrës ligjore qipriote G. Papadopoulos & Co.

Në të, Trident Trust dëshiron të marrë informacion të detajuar në lidhje me pronarët e vërtetë të të gjitha kompanive në Ishujt e Virgjër Britanikë (BVI ) që janë regjistruar si klientë të palës së tyre qipriote. Kjo u bë e nevojshme për shkak të një ndryshimi në legjislacionin e Virgin Island, i cili mandaton kompanitë të mbajnë një regjistër të pronarëve përfitues.

Dokumentet tregojnë qartë se Georgiou dhe përfaqësuesit e tjerë u regjistruan nga Papadopoulos & Co si mbajtës zyrtarë të aksioneve në ‘offshore’, por përfituesit aktualë janë aksionarët shumicë në FIBank – Tseko Minev dhe Ivaylo Mutafchiev.

Karta e identitetit e Georgios Georgiou

Kopjet e vërtetuara të pasaportave të Minev dhe Mutafchiev, përfituesit e vërtetë

Karta e identitetit e Georgios Georgiou është ndër dokumentet që vërtetojnë se ai ishte një ‘sekser’ për Tseko Minev dhe Ivaylo Mutafchiev.

Me fjalë të tjera, tani ka prova të padiskutueshme që të dy bankierët i kanë dhënë vetes në formën e huave jo vetëm të gjithë kapitalin e Bankës, por edhe 500 milionë BGN (Rreth 250 milionë euro) të tjerë në paratë e klientëve të bankës.

Seanca dhe bastisje: Si kreditë e këqija bëhen ‘të dobëta’

Sipas ligjit, një përqendrim i tillë i kredive nuk duhet të ketë jetë i mundur. Por si në rastin e CCB, të gjitha institucionet mbikëqyrëse në Bullgari i kanë mbajtur sytë mbyllur për vite me radhë.

Një arsyetim për këtë mbulim është që FIBank filloi të bëhet “streha” e kredive për kompanitë e lidhura me Delyan Peevski pas rënies së Corporate Commercial Bank (CCB) në 2014. Edhe testi i stresit nga viti 2016 nuk zbuloi ndonjë gjë të gabuar me FIB. Por nën kërcënimin e testit të ardhshëm të stresit të Bankës Qendrore Europiane, FIBank ndërhyn në një “spastrim” të portofolit të saj të kredive me problemeve përmes disa trukeve.

Një nga truket përfshin shtyrjen e huasë në të ardhmen e largët me anekse të kontratës origjinale. Për shembull, në maj 2021, shlyerja e huasë së Vitosha Ski për FIBank në vlerë prej 17.8 milionë euro ishte shtyrë në vitin 2036.

Vitosha Ski është në pronësi të Ellora Management Limited, përfituesit përfundimtarë të së cilës, sipas Pandora Papers, janë përsëri Tseko Minev dhe Ivaylo Mutafchiev. Por nuk ka asnjë gjurmë të tyre në Regjistrin Tregtar Bullgar. Atje, pronari i zyrës së Qipros, George Papadopoulos, është i shënuar si një përfaqësues i Ellora.

Sidoqoftë, ekziston një mashtrim tjetër që e tejkalon ligjin. Ekipi ynë hetimor ndoqi gjurmët e një cesioni të dyshimtë.

Pronarët e kompanisë NSA Investment treguan historinë e tyre që ishin detyruar të nënshkruanin një transferim të arkëtimeve nga FIBank për 2 milionë euro nga kompania e ndërtimit PST Group. 2 milionë euro shtesë papritmas ishin një parakusht për marrjen e një huaje prej 7.3 milionë eurosh.

PST Group ishte një nga kompanitë e preferuara të qeverisë së ish-kryeministrit Bojko Borisov në dhënien e prokurimeve të mëdha publike për ndërtimin e rrugëve sipas procedurave të famshme të të mbyllurit të procedurave përmes prokurorimi të brendshëm.

Ekspozimi i kredisë së FIBank ndaj Grupit PST, sipas raportit të fundit, i cili u publikua për vitin 2019, është midis 100 dhe 150 milionë BGN (50-70 milionë euro).

PST Group AD (JSC) është në pronësi të Cypriot Kolvik Services dhe pronari përfundimtar i deklaruar është Kamen Kiçev, një ish Zëvendës Ministër i Transportit. I pyetur nga gazetari ai nuk pranoi të komentojë mbi këtë gjë.

Para Kolvik, pronarët e aksioneve të PST Group përfshinin kompanitë Galliano Ëorldëide Limited dhe DVTG Bulgaria, e cila është në pronësi të Cokeyta Group Limited. Falë Pandora Papers, ne tani e dimë se aksionerët më të shumtë në FIBank – Minev dhe Mutafchiev – janë përsëri prapa Galliano Ëorldëide Limited dhe Cokeyta Group Limited.

Sidoqoftë, kur kompania NSA Investment filloi të merrte hapa për të mbledhur arkëtimin, pronari i saj çuditërisht përfundoi në qendër të vëmendjes së Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe kaloi pesë muaj në paraburgim. Kompania e tij përjetoi vështirësi për të shlyer huanë dhe FIBank shumë shpejt konfiskoi pronat që ishin nënshkruar si kolateral për këtë kredi.

Një nga ndërtesat më fitimprurëse në mesin e këtyre pronave, një ndërtesë në qendër të Sofjes, u shit shumë më poshtë çmimit të tregut për kompaninë A.A Invest. Pronari i kësaj kompanie është avokati Alexander Angelov, një nga njerëzit më të besuar të Delyan Peevski. Në qershor 2021, Departamenti i Shteteve të Bashkuara të Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) sanksionoi Peevskin sipas Aktit Magnitsky për rolin e tij të gjerë në korrupsionin në Bullgari. Marrëdhënia e Angelovit me Peevskin është konfirmuar edhe nga Pandora Papers. Më herët se Peevski kishte nënshkruar personalisht një dokument që deklaronte veten pronar të vërtetë të aksioneve në kompaninë ‘Offshore’ Verum International Limited dhe i kishte transferuar këto aksione tek Angelov.

Një ndërtesë tjetër e dhënë si kolateral nga NSA Investment u ble nga Insa Oil në pronësi të Georgi Samuilov. Samuilov konsiderohet veçanërisht i afërt edhe me Peevskin. Ai gjithashtu bleu Hotel Peevski’s Berlin.

Duket se spastrimi i portofolit të huave të FIBank shoqërohet me një skemë të efektshme për bastisjen e biznesit. Huamarrësit janë detyruar të blejnë llogari të arkëtueshme të pakthyeshme të kompanive të lidhura me pronarët e FIBank në shkëmbim të miratimit të huas së tyre.  Nëse ata përpiqen të mbledhin arkëtimin, ata vihen nën akuzë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Kur ata nuk arrijnë të shlyejnë borxhet e tyre, pasuritë e tyre shiten me çmime nën tregun e kompanive të lidhura me Peevskin.

Dyshja “FIB – Peevski”

Të dhënat nga Pandora Papers ilustrojnë me më shumë detaje marrëdhëniet e biznesmenit të FIBank dhe oligarkut Delyan Peevski, pasi deri më tani janë bërë të njohura vetëm informacione inderekte.

Për shembull, kompania “Offshore”“Galliano Worldwide Limited”, në pronësi të Tseko Minev dhe Ivaylo Mutafchiev, përfaqësohet nga Ivan Sharlandzhiev, ish-drejtor ekzekutiv i fabrikës së paketimit të cigareve në Plovdiv “Yuri Gagarin”.

Që nga viti 2006, aksionet e “Yuri Gagarin” ishin mbajtur nga Baranko EOOD, e cila menaxhohet nga Westwood Invest Limited. Pandora Papers, zbulojnë se kjo kompani është gjithashtu në pronësi të Minev dhe Mutafchiev. Substancialisht, Delyan Peevski u bë pjesë e kompanisë së paketimit të cigareve përmes Comso Tobacco.

Pandora Papers gjithashtu përmbajnë një letër reference nga FIBank për Delyan Peevski të datës 13 nëntor 2016. Aty thuhet se ai është një “klient i saktë, i besueshëm dhe i respektuar i bankës”. Letra u nënshkrua nga dy drejtorë të Bankës së Parë të Investimeve të Bullgarisë (First Investement Bank) nga Departamenti i Kreditimit.

Letër reference nga FIB për Delyan Peevski

Aktualisht, FIBank nuk duhet të mbajë asnjë llogari bankare të oligarku pasi ai është i sanksionuar sipas ‘Aktit Magnitsky’. BNB ka siguruar që të gjitha bankat bullgare t’i ndërpresin marrëdhëniet me të dhe me kompanitë të cilat janë të renditura në listën e sanksioneve. Sidoqoftë, situata me kreditë nga Banka për kompanitë e lidhura me Peevski mbetet e panjohur.

Institucionet refuzojnë të komentojnë

Institucionet përgjegjëse në Bullgari janë pyetur lidhur me të dhënat e kompanice “offshore” në pronësi të shumicës së aksionerëve. Janë pyetur nëse këto të dhëna shqetësuese janë zbuluar gjatë ‘testeve të stresi’ të kryera nga BNB në Bullgari dhe Banka Qendrore Europiane.

Gjithashtu nga media BIRD është siguruar një dokument përfaqësuese i huave për disa kompani “offshore”,  pronarët e të cilëve janë Tseko Minev dhe Ivaylo Mutafchiev. Ata nga viti 2016-2017 tejkaluan kërkesën ligjore për huadhënien jo më shumë se 20% të kapitalit të bankës të lidhur me palët e lidhura.

Deri më tani, asnjë përgjigje nuk është dhënë për pyetjet e mësipërmes Banka Qendrore Europiane, që ka thënë “pa koment”. Zyra e shtypit e institucionit në Frankfurt shpjegoi se ata kurrë nuk komentojnë informacionin për bankat individuale.

Banka Kombëtare Bullgare i përmbahet praktikës së krijuar brenda Mekanizmit të Vetëm Mbikëqyrës të BQE, duke përfshirë mos komentimin e fakteve dhe rrethanave në domenin publik në lidhje me institucionet e veçanta të mbikëqyrura, aksionerët dhe klientët e tyre.

Si një institucion me një mandat për të mbikëqyrur aktivitetet e bankave, BNB në Bullgari analizon të gjithë vëllimin e informacionit mbikëqyrës dhe të kujdesshëm gjatë procesit të rishikimit dhe vlerësimit mbikëqyrës për secilën prej bankave të tij të mbikëqyrura, i cili reflektohet në vlerësimin përkatës të rrezikut dhe kërkesa shtesë lidhur me kapitalin.

Dokumentet Pandora përmbajnë informacione konfidenciale nga 14 ofrues shërbimesh nga kompanitë “offshore”, të ashtuquajturit Ndërmjetësues të Fshehtësisë, ndërmarrje që krijojnë dhe menaxhojnë kompani guaskë dhe besime në parajsat tatimore në të gjithë globin.

Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues (ICIJ) ka marrë më shumë se 11.9 milionë regjistra financiarë, që përmbajnë 2.94 terabytes informacion konfidencial që vijnë nga këto kompani “offshore”. Për gati dy vjet, ICIJ organizoi dhe drejtoi një hetim që përfshiu më shumë se 600 gazetarë në 117 vende dhe territore. Ky është hetimi më i madh i ICIJ ndonjëherë në botën në kompanitë “offshore” dhe zbuloi sekretet financiare të politikanëve, miliarderëve dhe elitës globale. BIRD. BG është partneri bullgar i ICIJ në hetim që e ka bërë edhe këtë shkrim./ Përktheu të plotë nga bird.bg

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *