Panik në fushën e blertë/ Mrojtësi i Chelsea humbet ndjenjat, pas goditjes së kundërshtarit

Chelsea po humbet me rezultatin 0-1 ndeshjen me Southampton për javën e 23-të në Premier League. Në minutën e 74 të ndeshjes, kapiteni i Chelsea, Cesar Azpilicueta ka kaluar momente të vështira teksa është plasur pa ndjenja në tokë.

Në një aksion sulmi, Cesar Azpilicueta ka larguar topin me kokë ndërsa sulmuesi i Southampton ka tentuar roveshatën. Goditja në kokën e spanjollit ka qenë e fortë dhe është plasur në fushë duke shkaktuar panik edhe tek futbollistët. Pas ndihmës, stafi mjekësor vendosi të nxjerrë futbollistin për ndihmë mjekësore më të specializuar, kjo pas përmendjes së tij.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *