Fundjava ka qenë një ditë e pazakontë për shumë nga ministrat e Edi Ramës. Me urdhër të tij ata janë lëshuar nëpër fabrika, magazina, dyqane, furra buke e ku të mundnin tjetër sa për të regjistruar qoftë dhe një video 2 minuta e për t’i treguar njerëzve se gjoja qeveria është në këmbë e po bën ç’mos që të ndihmojë njerëzit të mbrohen nga çmimet e larta të produkteve ushqimore. Këtë rradhë lapsi i ka rënë Taulant Ballës.
Balla bën pazarin e ushqimeve në Lushnjë: Sheh nga afër çmimet e “shportës” në supermarkete.
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla së bashku me kryetaren e bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa zbriten në terren këtë të shtunë për të parë nga afër situatën e çmimeve të ushqimeve të shportës, por edhe për të biseduar me administratoret e marketeve në lidhje me masat e qeverisë për të mos lejuar abuzime në treg.
Teksa vendosi që shpenzimet për ushqimet e familjes se tij këtë herë ti bëj në Lushnjë, Balla vuri në dukje faktin se është e rëndësishme që në këtë moment, ku ndikimi i luftës në Ukrainë është i madh, në tregjet tona të këtë një ofertë.
Balla shprehet se:
“E rëndësishme është të ketë një ofertë të produkteve të shportës. Ideja është që ndihma që ka dhënë qeveria për këto tre muaj të kompesojë këtë nivel rritje. Nëse do vazhdojë lufta, larg qoftë edhe qeveria do e kompesojë më shumë”, tha Balla.
Duke parë çmimet e produkteve, Balla theksoi se produktet bazë, kanë çmimet që ka referuar komiteti shtetëror për verifikimin e çmimeve.
“Mendoj që me këto çmime, pra produktet bazë janë aty ku e ka referuar komiteti shtetëror për verifikimin e çmimeve.
Duhet të bëjmë thirrje se nuk ka nevojë për tu krijuar stoqe të mëdha, sepse sido që të shkojë, nuk ka për tu vënë në dyshim furnizimi bazë”, deklaroi Balla.