Panorama elektorale/ Shqipëria ngjyroset rozë, Ps korr fitore absolute në qarkun e Elbasan-it Dibrës Korçës dhe Fierit

Partia Socialiste ka rikonfirmuar edhe një herë drejtuesit vendor të qarqeve në atë që njihet si trekëndëshi më i rëndësishëm politik.

Tiranë- Pak pas përfundimit të votimit u mësuan fituesit e bashkisë Vorë, Kamëz dhe Rrogozhinë nga PS, ndërsa gara për bashkinë më të rëndësishme mes Veliajt dhe Këlliçit po arrin në përfundim të numërimit ku kandidati Socialist e gjen veten 40.000 vota para dhe është çështje kohe për rikonfirmimin e tij.

Në Durrës situata duket pak a shumë e njëjtë me Ermiana Sakon e cila kryeson me 5.6%  para kandidatit të BF Igli Cara. Shijaku gjithashtu pritet të ngjyroset mavi pasi edhe aty po kryeson Elton Arbana i PS.  E vetmja bashki e konfirmuar zyrtarisht është Bashkia e Krujës me Artur Bushin në krye.

Qarku i cili rikonfirmua më shpejt ishte Elbasani pas votimit elektronik .

Zyrtarisht në këtë qark janë mbyllur të gjitha votimet në Elbasan, Belsh, Peqin, Librazhd Gramsh dhe Cërrik. Partia Socialiste edhe këtu ka rikonfirmuar në të gjitha bashkitë kryetarët e tyre.

Zyrtarisht PS ka konfirmuar fitoren e saj  në qarkun e Dibes Beratit Korcë-s dhe Fier-it

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *