Fjalët e Papa Françeskut ditën e hënë më 27 maj, në sallën historike të sinodit në Vatikan, kanë krijuar një bujë të madhe.
Në takimin me peshkopët italian në asamblenë e tyre pranverore, raportohet që Papa të ketë folur dhe për çështje delikate si mos pranimi i homoseksualëve në seminare. Më saktësisht ai ka dhënë porosi që personat e komunitetit LGBT+, të mos trajtohen për tu bërë priftërinj, dhe këtë e ka bërë duke përdorur termin ‘peder’.
Duke komentuar ashpër fjalët e tij është Francesco Lepore , një ish-prift që tani është bërë aktivist LGBTQ+ , i cili gjatë një interviste me Repubblica e konsideron këtë si një sulm homofobik.
‘Jam i shtangur! Edhe pse tani jam mësuar me llojin e gjuhës së drejtpërdrejtë nga Bergoglio, të flasësh për “pedera” nëpër seminare më duket si bar dhe tavernë se sa papë: kjo shprehje. nuk do të ishte shfaqur kurrë në buzët e Palit VI, Gjon Palit II apo Benediktit XVI, të cilët gjithashtu morën pozicione ndëshkuese ndaj homoseksualizmit.
Papa ka të drejtë që numri i seminaristëve dhe klerikëve homoseksualë është shumë i lartë. Por thjeshtësia e gjuhës nuk ka të bëjë fare me vulgaritetin” ka thënë ai.