Papa Françesku ka mbërritur në Matera 31 vite pas vizitës së Gjon Palit II, më 27 prill 1991. Në tetor 1093 në Città dei Sassi banoi për disa muaj Papa Urbani II.
Gjatë predikimit në meshë Papa Françesku u shpreh para popullit se:
“E ardhmja jonë e përjetshme varet nga e tashmja. Nëse tani gërmojmë një humnerë me vëllezërit dhe motrat tona, “gërmojmë varrin” për më vonë dhe ngremë mure mbetemi të burgosur në vetmi. Padrejtësitë, pabarazitë, burimet e tokës të shpërndara në mënyrë të pabarabartë, abuzimet e të fuqishmëve kundër të dobëtit, indiferenca ndaj britmës së të varfërve, humnera që gërmojmë çdo ditë duke gjeneruar margjinalizim nuk mund të na lënë indiferentë”,