Papa Françesku kërkon “pak tekila “ për të lehtësuar dhimbjet e gjurit

Papa Françesku ka gjetur ”ilaçin” për dhimbjen e gjurit, i cili e ka detyruar të anulojë shumë nga aktivitetet e tij publike kohët e fundit.

Siç ai vetë rrëfeu para priftërinjve meksikanë të cilët e pyetën për shëndetin e tij, Papa tha se “ajo që i duhej këmbës së tij ishte pak tekila” (një deklaratë e thënë me batutë).

Biseda u filmua nga një prej priftërinjve meksikanë të mërkurën e kaluar dhe u postua në TikTok, duke e bërë videon virale në rrjetet sociale..

” Si është gjuri juaj?”, dëgjohet duke thënë një nga priftërinjtë duke pyetur papën.

” Është shumë tekanjoz,” tha Papa Françesku, duke iu referuar problemit që e detyroi të paraqitej me karrige me rrota për herë të parë në fillim të majit dhe të shtynte një udhëtim në Liban.

“ Faleminderit për buzëqeshjen tuaj, për gëzimin tuaj, pavarësisht problemeve.Po na jepni një shembull të mrekullueshëm për priftërinjtë e ardhshëm ”, i thotë njëri prej priftërinjve Papa Françeskut.

“A e dini çfarë më duhet për këmbën time? Pak tekila ”, u përgjigj Papa me shaka.

Pas batutës së Papës priftërinjtë filluan të qeshin.

“Nëse do të vijmë ndonjëherë në Santa Marta, do t’ju sjellim një shishe ,” premtuan meksikanët, duke iu referuar një vizite në rezidencën e Papës në Vatikan.

Kjo nuk është hera e parë që Françesku bën shaka për problemet e tij shëndetësore, veçanërisht për gjurin e djathtë.

Në janar, ai u tha besimtarëve: “ Është kalimtare. Thonë se kjo u ndodh vetëm të moshuarve dhe nuk e kuptoj pse më ka ndodhur mua”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *