Papa Françesku: Një ditë mund të jap dorëheqjen, por …

Papa Françesku ka mohuar zërat se ai synon të japë dorëheqjen së shpejti . Ai e bëri këtë në një intervistë ekskluzive për Reuters në rezidencën e tij në Vatikan.

Papa shfrytëzoi rastin për të sqaruar gjendjen e tij shëndetësore,duke mohuar se ka kancer dhe duke e hedhur poshtë lajmin si “thashetheme gjykatash. Mjekët nuk më kanë thënë asgjë për këtë”, tha ai me shaka.

Françesku, megjithatë, përsëriti se nëse një ditë kushtet e tij shëndetësore ia bëjnë të pamundur menaxhimin e Kishës, ai mund të mendojë të japë dorëheqjen. Kur u pyet se kur mund të ndodhë kjo mundësi, ai u përgjigj: “Nuk e dimë, Zoti do ta tregojë.”

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *