Papa Françesku për herë të parë u jep grave të drejtën e votës në një takim

 

Papa Françesku do t’i lejojë për herë të parë gratë të votojnë në një takim me ndikim global të peshkopëve i cili do të mbahet në tetor. Ky veprim është mirëpritur dhe po vlerësohet si hap historik.

Sipas rregullave të reja që janë publikuar të mërkurën, pesë motrave fetare do t’u jepet e drejta e votës në sinod, që është një organizëm këshillimor papnor.

 

Në të kaluarën, gratë janë lejuar të marrin pjesë në mbledhje vetëm si vëzhguese, ndërkohë që edhe tani burrat do të jenë shumicë në procesin e votimit në këtë mbledhje të rëndësishme.

Megjithatë, reformat shihen si një zhvendosje e rëndësishme për Kishën Katolike Romake, e cila për shekuj me radhë është mbizotëruar nga burrat.

Në një shkëputje të mëtejshme me traditën, Papa Françesku ka njoftuar se të drejtat e votimit do të zgjeroheshin edhe tek 70 anëtarë jo-klerikë të zgjedhur nga komuniteti fetar, duke e larguar në këtë formë sinodin, nga të qenit një takim vetëm i hierarkisë së Kishës.

Papa, i cili e ka mbështetur reformën, ka thënë se shpreson se gjysma e këtyre anëtarëve do të jenë gra dhe ka theksuar gjithashtu edhe rëndësinë e përfshirjes së të rinjve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *