Papa Françesku ka dënuar “urinë njerëzore për pasuri dhe pushtet” në meshën e Krishtlindjeve në Vatikan, duke iu referuar me sa duket luftës në Ukrainë dhe konflikteve të tjera.
“Sa luftëra kemi parë!” tha ai, duke shtuar se viktimat kryesore ishin “të dobëtit dhe të pambrojturit”.
“Mendoj mbi të gjitha fëmijët e gëlltitur nga lufta, varfëria dhe padrejtësia”, shtoi Papa.
Ai iu drejtua të gjithë besimtarëve nga Bazilika e Shën Pjetrit në qytetin e Vatikan.
Françesku, 86 vjeç, hyri në kishë në një karrige me rrota dhe u ul në vendin e altarit për pjesën më të madhe të meshës të së shtunës në mbrëmje.
“Ndërsa kafshët ushqehen në stallat e tyre, burrat dhe gratë në botën tonë, në urinë e tyre për pasuri dhe pushtet, konsumojnë edhe fqinjët e tyre, nënat dhe motrat e tyre,” tha ai.
Ai nuk e përmendi konkretisht luftën mes Rusisë dhe Ukrainës gjatë shërbimit.
Gjatë fazave të hershme të pushtimit në shkallë të gjerë të Rusisë, të nisur më 24 shkurt, pontifi argjentinas u kritikua gjerësisht në Ukrainë për bërjen e komenteve të kujdesshme, të cilat nuk fajësonin drejtpërdrejtë Rusinë për luftën.
Në qershor, ai sugjeroi se lufta ishte “disi e provokuar ose jo e penguar”.
Por Papa më vonë denoncoi ato që ai i përshkroi si mizoritë e kryera nga trupat ruse.