Benedikti XVI do të varroset në shpellat e Vatikanit që ndodhen në bazilikën e Shën Pjetrit në atë që ishte varri i parë i Gjon Palit II, përpara transferimit të tij në Bazilikën e Vatikanit.
Transferimi i trupit të Benediktit XVI nga manastiri Mater Ecclesiae në bazilikën e Shën Pjetrit, për homazhe të besimtarëve, u bë privatisht në orën 7.
Riti i shkurtër, i kryesuar nga kardinali Mauro Gambetti, kryeprifti i bazilikës së Shën Pjetrit, zgjati deri në 7:40. Më pas përfundoi përgatitja e Bazilikës për ardhjen e besimtarëve për të vizituar Papa Emeritus.