Paparaci u shfaqet kudo, Can Yaman dhe Diletta Leotta bëjnë reagimin epik

Can Yaman dhe Diletta Leotta nuk i shpëtojnë kurrë paparacit sa herë shfaqen në publik, mirëpo aktori Yaman nuk pëlqen aspak këto momente. Së fundmi, çifti ka fluturuar drejt Turqisë për të kaluar disa ditë pushime.

Mbrëmja e djeshme s’ka qenë dhe aq e këndshme për Can, sepse pas një darke familjare me të fejuarën dhe prindërit e tij, janë ndjekur nga paparacët derisa arritën tek makina me të cilën u larguan.

Në Yotube është shpërndarë një video, në të cilën Can nxiton të largohet nga fotografët dhe madje tërheq përdore edhe Diletta-n. Aktori u duk shumë i nervozuar nga kjo situatë saqë nuk e vuri re fare që i ati u rrëzua ndërkohë që e ndiqte të birin.

Diletta, nga ana tjetër, dëgjohet duke i thënë aktorit ‘Mos më tërhiq’, por gjithsesi e ka kaluar me sportivitet.

Nuk po kuptoj asgjë. Kjo gjë më bën për të qeshur. Është një situatë shumë qesharake”.

Ndërkohë çifti pritet të martohen së shpejti dhe lajmin e ka dhënë babai i Can

Hapi i parë është hedhur, unazat e fejesës janë shkëmbyer. Shpresoj që dasma të jetë vitin tjetër”, është shprehur i ati i Can Yaman për një revistë.

Kujtojmë se disa muaj më parë aktori turk i bëri një propozim mjaft romantik partneres së tij.

Diletta dëshiron të martohesh me mua? Të dua, Can”, shkruhej në qiell me disa tullumbace dhe ky ishte një nga propozimet më të bukura që ne na kishin zënë sytë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *