Vetëm mes moshës 15 deri në 29 vjeç, 70 mijë e 510 persona deri në mbyllje të vitit të shkua nuk kishin një punë.
Të rinjtë e papunë në 2021 sipas Institutit të Statistikave u shtuan me 0.6% mes 15-24 vjeçarëve.
Ndërsa tek moshat 25 deri 29 vjeç papunësia mbeti thuajse në të njëjtat nivele.
Gjetja e një punë në vendin tonë duket më e vështirë për femrat se për meshkujt.
Në shumë raste as diploma nuk ndihmon. Më shumë të papunë sipas të dhënave të INSTAT ka mes atyre që kanë mbaruar shkollën e lartë.
Ndiqen nga të rinjtë me arsim 9 vjeçar dhe më pas vijnë ata që kanë përfunduar gjimnazin.
Shqetësues mbetet fakti se mes personave 15- 29 vjeç të cilët nuk ishin të punësuar nuk po ndiqnin as shkollën dhe as ndonjë formim profesional.
Në numrin e përgjithshëm të të rinjve në vendin tonë Instituti i Statistikave thotë se këta zënë 26.1%.
Ndër arsyet që i mbajnë jashtë tregut renditen përgjegjësitë familjare dhe dekurajimi nga mos gjetja e një pune.