7 vite burg ka kërkuar Prokuroria e Lezhës për ish-efektivin e policisë Kol Kola, i cili u arrestua në maj të këtij viti, pasi tentoi të përdhunonte një vajzë të mitur.
Efektivi i policisë e mori në makinë 13-vjeçaren dhe më pas e çoi në një banesë dhe jo në komisariat. Por e mitura doli me forcë dhe më vonë bëri denoncimin në polici.
Kol Kola pretendon se gjithçka është e inskenuar. Ai është shprehur se ka dashur vetëm ta ndihmonte 13-vjeçaren.
Ndërkohë i pyetur për arsyen se pse kanë shkuar në një banesë ku e kanë kapur edhe kamerat e sigurisë, polici Kola, është shprehur se një gjë e tillë i ishte kërkuar nga vetë vajza e mitur. Kujtojmë se e gjithë ngjarja u raportua nga SHÇBA.
/Priza.al/