Një shtetas 37-vjeçar, me detyrë teknik laboratori në spitalin e Elbasanit, ka rënë në prangat e policisë për korrupsion. Ai u arrestua pasi i kishte marrë një çifti bashkëshortësh një shumë të caktuar lekësh me pretendimin se do t’u siguronte pension të invaliditetit në kundërshtim me ligjin.
Nga hetimet, dyshohet se 37-vjeçari iu ka marrë këtyre shtetasve 100 000 lekë, me pretendimin se do t’iu siguronte në kundërshtim me ligjin, dokumentacionin e nevojshëm për përfitimin e pensionit të invaliditetit (KMCAP).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.