‘Para nga qielli’, 47-vjeçarja fitoi 250 mijë dollarë përmes ‘gërvisht dhe fito’

Një 47-vjeçare nga Maryland ka fituar 250 mijë dollarë me anë të një bilete llotarie që e kishte blerë për vetëm 10 dollarë.

Mediat raportojnë se ajo nuk ka dashur ta bëjë publik emrin dhe ka preferuar të quhet “Mami Mirënjohëse”. Në momentin kur zbuloi lajmin e mirë ishte e ulur në makinën e saj dhe gërvishti biletën, por kur pa rezultatin nuk po i besonte syve. Gruaja ka treguar se menjëherë e kontrolloi në aplikacion dhe vuri re që ishte me të vërtetë fituese.

“Unë isha ulur në makinë dhe u çmenda! E kontrollova me aplikacionin tim dhe pashë që kisha fituar 250 mijë dollarë”-tha ajo.

47 vjeçarja planifikon të përdorë fitimet për të shlyer disa fatura, për të siguruar mbështetje financiare për fëmijët e saj, si dhe për të vendosur një parapagim në një shtëpi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *