Para protestës! Mijëra qytetarë nga rrethet “dynden” drejt Tiranës: S’pyet kush a jemi gjallë (Ja shifrat+VIDEO)

Protestës së Partisë Demokratike në orën 19:00 do t’i bashkohen sot edhe mijëra qytetarë e demokratë nga qarku i Kukësit e Shkodrës.

Vetëm nga qyteti i Kukësit dhe zonat përreth janë nisur rreth 2000 anëtarë, simpatizantë e qytetarë me autobus dhe makina private ndërsa nga Hasi janë 8 mijë demokratë që kanë udhëtuar me makinat e tyre në drejtim të Tiranës, e afro 1200 mbështetës janë nisur nga Tropoja për të protestuar në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se dhe rreth 1 mijë protestues janë nisur nga Shkodra drejt kryeqytetit.

“Janë rritur çmimet, nafta, po abuzohet nga policia e shtetit me gjobat vend e pa vend. Çdo gjë katastrofë, në asnjë vend të botës nuk ndodh kjo masakër, prandaj do protestoj. Kemi mbi 1 mijë arsye, arroganca e qeverisë, skamja e mjerimi. Nuk pyet kush për ne a jemi gjallë a s’jemi”-tha një nga kuksianët.

“Arsyeja dihet botërisht, keqqeverisja e Ramës. Kjo nuk është protestë politike por për qytetarët shqiptarë”-tha një tjetër.

Për protestën e sotme janë nisur nga qarku i Korçës mbi 1500 anëtarë dhe qytetarë.

Nga Pogradeci janë nisur rreth 300 persona, nga Korça mbi 580 persona, nga Maliqi mbi 300 anëtarë e qytetarë, edhe nga Devolli janë nisur rreth 300 anëtarë por nuk mungojnë edhe qytetarët të cilët do i bashkon protestës në Tiranë, ndërsa numrin më të vogël të pjesëmarrësve e ka Kolonja, rreth 30 vetë janë nisur nga këta 6 janë qytetarë pjesa tjetër janë anëtarë të partisë demokratike. Nga qarku i Korçës nuk ka pasur organizime masive dhe të gjithë pjesëmarrësit në protestë janë nisur me makina private.

Edhe nga Elbasani ka nisje të protestuesve drejt kryeqytetit.

Kreu i PD-së në Elbasan Blendi Himci thotë se nga Elbasani nisen rreth 2500 protestues ndërsa në rang qarku me shumë se 5mijë. Protestuesit do të udhëtojnë me autobus dhe mjete private.

Qytetaret që i janë bashkuar protestës thonë se protestojnë për arsye ekonomike dhe jo politike. Ata parashtrojnë arsyet se përse kanë vendosur të protestojnë

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *