Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me paratë ruse të cilat janë investuar në Partitë politike.
Rama tha tek ‘Opinion’ se drejtësia të rishohë sërish çështjen e denoncuar nga PS, ku theksoi se nuk do të ketë asnjë provë të re.
“Zëra ka për çdo gjë por e vërteta është se ne çështjen e kemi denoncuar. Ne jemi përqeshur nga persona të cilët duhet ta çonin më tej çështjen. E vërteta është aty, nuk kam dijeni për një proces i cili është hapur si denoncim prej nesh duke u bazuar në informacione të huaja. Nga ana e drejtësisë nuk ka pasur seriozitet. Për të mundur regjimin tim janë gati të qesharojnë gjithçka tjetër. Unë e di për çfarë bëhet fjalë, nuk kemi nevojë të marrim informacione të tjera, ccështja është qartësuar. Gjithçka është aty. Sot kjo çështje është kthyer si gur i radhës. Njerëzit që i vunë gjoksin në atë kohë Bashës sot flasin për kompjuter të zhdukur. Shteti është një fjalë e madhe, investigimi bëhet nga prokuroria. Drejtësia të shohë por provat janë aty. Sorosi po përflitet pa lidhje”, tha ai.