Artisti i njohur shqiptar Majk po vazhdon punën për të sjellë projekte të reja muzikore.
Një të tillë ai e ka paralajmëruar prej ditësh teksa edhe ndau një pjesë të shkurtër nga klipi me fansat në rrjetet sociale.
Një këngë e zhanrit baladë nga Majk do të publikohet ditën e diel, më 9 prill, ka njoftuar reperi në llogarinë e tij në Instagram.
https://www.instagram.com/p/Cqu_k8LtFKu/?utm_source=ig_embed&ig_rid=56935a78-98a7-4abe-81c6-a41ee310a504
“Vjen prap dimri e lulet vyshken
ndjenjat e mia prap per ty m’pysin
toka dridhet e muret shemben
po jo snij kurgjo un prej dhimbjes teme…”,- këto janë disa nga vargjet që ka publikuar Majk në një postim në rrjetet sociale.