Para se të bëni analizat e urinës duhet të bëni këto gjëra

Nëse jeni duke ndier djegie gjatë urinimit, ngjyrë të turbullt, aromë e pakëndshme etj., është e nevojshme që ju t’i drejtoheni laboratorit të analizave për të parë nëse jeni prekur nga një infeksion urinar.

Priza.al sjell në vëmendjen tuaj disa ‘hapa’ se si ju duhet ta trajtoni një mostër urine për ta analizuar:

  • Së pari, duhet të blejmë në farmaci një gotë të veçantë për analiza urine dhe ta hapim atë vetëm në momentin që do ta përdorim. Pasi e kemi mbushur pak më shumë se gjysma me urinë, e mbyllim menjëherë.
  • Së dyti, urina që merret për analiza, duhet të jetë urina e parë e mëngjesit. Duhet të jemi esëll dhe nuk duhet të kemi pirë lëngje. Pra, nuk ka vlerë të shkoni në laborator në mesditë. Sa do të harxhoni paratë kot.
  • Së treti urina që merret për analiza, duhet të jetë urina e parë e mëngjesit. Duhet të jemi esëll dhe nuk duhet të kemi pirë lëngje. Pra, nuk ka vlerë të shkoni në laborator në mesditë. Sa do të harxhoni paratë kot.

Dhe së fundi, urina e mëngjesit duhet çuar brenda një ore në laborator. Nuk mund të urinoni në orën 7.00 dhe ta çoni mostrën tuaj të urinës në laborator në orën 10.00.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *