Para se të bëni blerjet e ditës së sotme, duhet të dini disa fakte rreth “Black Friday”

Me siguri të gjithë e keni dëgjuar termin “Black Friday”, apo e thënë në shqip premtja e zezë. Kjo është një ngjarje tradicionale për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë, ku dyqanet bëjnë ulje çmimesh për 24 orë, një ditë pas festës së “Ditës së Falenderimeve”, (Thanksgivings Day). Zakonisht kjo ngjarje zgjatë katër ditë.

“Black Friday” fillimet e saj i ka shënuar që prej vitit 1932. Pavarësisht kësaj, “Black Friday” nuk konsiderohet si festë zyrtare. Por përveç uljes së çmimeve (e cila duhet ta pranojmë është detaji kryesor që na intereson), më poshtë ju sjell disa fakte të tjera rreth kësaj feste e cila çdo vit e më shumë po gjen vend edhe në Shqipëri.

1. Emri: Black Friday/E premtja e zezë

Kjo ditë e veçantë ndodh çdo vit një ditë pas ditës së falenderimeve. Por pse quhet Black Friday? Për këtë ka dy teori të mirëqëna. Një teori thotë se emri është marrë nga Filadelfia në 1960, ku është përdorur për të përshkruar trafikun e rënduar pas ditës së Falenderimeve. Por më shumë mendohet se ky emër është përdorur pasi në atë ditë shitësit fillonin të kishin fitime si pasojë e fillimit të sezonit festiv. Kjo quhet “të jesh me të zeza’’ sepse nepër biznese të ndryshme fitimet nënvizoheshin me të zezë.

2. Dita më e madhe e blerjeve

E premtja e zezë tradicionalisht njihet si dita më e rënduar e blerjeve. Gjithësesi kjo u bë e vertetë vetëm pas vitit 2003, sipas pritshmerive të vitit 2004, e premtja e zezë kishte qënë dita më e rënduar e blerjeve në Shtetet e Bashkuara. Përpara kësaj dita më e rënduar ka qënë e shtuna përpara Krishlindjeve.

3. E premtja e rrezikshme

Po, Black Friday ka dhe disa anë të errëta. Të gjithë e dinë se ajo ditë ka më shumë incidente se gjithë ditët e vitit, disa prej tyre kanë përfunduar me vdekjen e personave të pafajshëm.

Një rast i tillë i famshëm ka ndodhur në vitin 2008, kur një turmë e madhe njerëzish thyen derën e dyqanit dhe shkelen për vdekje një punonjës 34 vjeçar. Episode të tilla kanë ndodhur edhe në vitet në vazhdim, njerëz që grindeshin, goditeshin dhe plagoseshin me armë. Pra Black Friday nuk është aq paqësore sa duket…

4. Popullariteti

Black Friday është jashtëzakonisht i famshëm, në Amerikë pa dyshim. Por a e dinit që më shumë se gjysma e Amerikës e ka vetëshpallur këtë ditë si pushim?

5. Popullariteti – pjesa e dytë

Black Friday e vitit 2012 arriti një rekord blerjesh dhe gjithashtu rekord në paratë e shpenzuara. Mund ta gjeni se sa para janë shpenzuar? Gjatë fundjavës 247 milion njerëz kanë shpenzuar rreth 60 bilion dollarë. Por Black Friday ka pasur më shumë blerës, plot 89 milion njerëz janë bërë pjesë e blerjeve në këtë ditë.

6. Si t’i shpenzoni paratë?

Black Friday është vetëm fillimi i sezonit të shitjeve zyrtare të Krishtlindjeve. Hulumtimi ka treguar se një person mesatarisht pret që të shpenzojë rreth 550 € në këtë sezon, por si do ti shpenzojnë?

Mjaft e thjeshtë! Pjesa më e madhe shkon për dhurata për familjen, pak mbi 300€ mesatarisht, dhurata për veten, gati 100€, ushqim dhe karamele, rreth 70€ dhe miqtë në vendin e katërt, në mesatare pak mbi 50€. Dhe mos harroni se e gjithë kjo i perket vetëm një personi!

7. Orari i punës

Hapja e dyqane në orën 6 të mëngjesit ishte një traditë për shumë vite. Por mijëvjeçari i ri solli tradita të reja. Disa shitës hapen dyqanet e tyre edhe më shpejt, që në 4 të mëngjesit dhe kjo traditë nuk ndaloi. Në vitet e fundit, është e diçka e zakonshme hapja e dyqaneve ne mesnatë.

8. “Armiku” i Black Friday

Po, Black Friday ka “armikun” e saj dhe ajo quhet e hëna online. Termi është shpikur nga specialistë të marketingut disa vite më parë, në mënyrë për të bindur njerëzit në dyqanet online. E hëna online ndodh menjëherë pas fundjavës së të premtes së zezë dhe miliona njerëz shpenzojnë paratë e tyre për blerje online në atë ditë çdo vit. E hëna online është përhapur edhe në pjesët e tjera të botës, duke përfshirë edhe Europën.

Dhe tani jeni të lirë të vraponi dhe të shpenzoni të gjitha paratë e kursyera… ok, jo të gjitha!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *